Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nuk i shkoi Erik Lloshit në dasmë, Anxhela Peristeri: Le të mungojë edhe ai në dasmën time

Nuk i shkoi Erik Lloshit në dasmë, Anxhela Peristeri: Le të mungojë edhe ai në dasmën time
September 11
14:39 2019

Prej kohësh në media është aluduar se marrëdhënia mes Anxhela Peristerit dhe Erik Lloshit është krisur dhe ata nuk janë më aq miq të afërt si më parë. Dyshimet e para lindën kur Eriku mungoi në recitalin e Anxhelës një vit më parë ndërsa kjo e fundit nuk ishte e pranishme në dasmën e këngëtarit.

E ftuar ditën e djeshme  tek “Rudina”, Anxhela i kërkoi falje Erikut që nuk i shkoi në dasmë dhe tregoi se atë ditë kishte një koncert shumë të rëndësishëm.

“Eriku mungoi në koncertin tim sepse kishte një problem të vetin. Kur u martua Eriku unë kisha mbyllur një datë për koncert dhe nuk bëhej fjalë ta anuloja sepse ishte shumë e rëndësishme, njerëzit do vinin nga Amerika. Unë i kërkoj falje që nuk isha. Tani po të dojë të mungojë edhe ai në dasmën time”, u shpreh Anxhela.

Kujtojmë se të dy e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe kan mohuar zërat që shprehin prishjen e miqêsisë mes tyre.

Share