Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk fshihen më, Alfio Rrotani poston foton që konfirmon lidhjen me Fatmën e “IN Tv”

Nuk fshihen më, Alfio Rrotani poston foton që konfirmon lidhjen me Fatmën e “IN Tv”
October 08
11:13 2018

Ata nuk folën kurrë rreth kësaj çështjeje, edhe pse në lajme shkruhej prej kohësh se janë çift. Alfio Rrotani, fituesi i parë i “Masterchef Albania” dhe moderatorja e “In Tv”, Fatma Methasani nuk fshihen më dhe na kanë treguar publikisht se janë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ka qenë Alfio i cili ka postuar në Instagramin e tij një foto ku e shohim së bashku me Fatmën, e cila duket mjaft e lumtur teksa mbështetet tek i dashuri i saj.

Shefi i kuzhinës ka dhënë edhe një mesazh mjaft të bukur bashkangjitur fotos, ku shkruan:

“Po… Po e po! Lumturia është tek gjërat e vogla”.

Tashmë çifti ka vendosur të shfaqet publikisht dhe ta shijojnë të qetë romancën e tyre, gjë për të cilën ne i urojmë veç të mira. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

po…po e po…lumturia esht ke gjerat e vogla!!!❤️

A post shared by ALFIO (@alfio_rrotani) on

 

Komento
Shperndaje