Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk është më shoqe me Adrolën? Xhesika Berberi sqaron të vërtetën e marrëdhënies mes tyre

Nuk është më shoqe me Adrolën? Xhesika Berberi sqaron të vërtetën e marrëdhënies mes tyre
March 17
20:53 2018

Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi janë rasti i atyre shoqeve të ngushta që janë gati të pandara. Miqësia e tyre ka nisur kohë më parë dhe është forcuar akoma edhe më shumë tashmë që të dyja po punojnë në Amerikë. Mirëpo kohët e fundit ato nuk janë parë më në shoqërnë e njëra-tjetrës, të hedhin foto bashkë apo të kalojnë kohën në shoqërinë e njëra-tjetrës. E ftuar këtë të shtunë në “Thumb” XHesika ka hedhur poshtë dyshimet se mes saj dhe Adrolës nuk ka më miqësi.

“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës.”,- është shprehur Berberi duke shpjeguar se Adrolës i është dashur të lëvizë drejt një tjetër qyteti ku ka edhe familjen që mund ta ndihmojnë edhe në rritjen e Troit. Megjithatë kjo nuk do të thotë aspak se ato nuk janë më shoqe./Blitz.al/

 

Shperndaje