Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk është kurrë vonë për të mësuar biçikletën dhe këtë ua tregon Arbana Osmani

Nuk është kurrë vonë për të mësuar biçikletën dhe këtë ua tregon Arbana Osmani
October 20
13:31 2018

Nuk është kurrë shumë vonë për të mësuar gjëra të reja, apo të argëtohesh me lojëra që nuk i ke bërë në fëmijëri.

Arbana Osmani na e ka vërtetuar se nëse ke dëshirë dhe nuk e ke mësuar kurrë biçikletën, këtë mund ta bësh edhe kur je i rritur.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar një video në të cilën shfaqet duke i dhënë një biçiklete të vogël, e cila me siguri duhet të jetë e djalit të saj Joelit.

Arbana dhe miqtë e saj kanë qeshur shumë jo vetëm me faktin që biçikleta ishte e vogël por edhe sepse Arbana e kishte marrë shumë seriozisht për ta mësuar.

Duke qenë se ishte hera e parë që pedalonte, në ndihmë i erdhën edhe miqtë duke e mësuar se si të mbante ekulibrin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje