Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk është e vështirë të bësh një emision, e vështirë është të kesh kiminë e Borës dhe binjakëve!

Nuk është e vështirë të bësh një emision, e vështirë është të kesh kiminë e Borës dhe binjakëve!
July 11
12:57 2019

Një javë më parë në ekranin e Vizion Plus dhe në Tring nisi transmetimin, në kohën kur gjithë të tjerët mbyllin sezonin, “3shat”, një program interesant në të cilin ndihen idetë e reja. Historia ka treguar se edhe pse njerëzit e mendojnë ndryshe në fakt vera është ogur i mirë. (Kujtojmë se “Thumb” e ka nisur trasmetimin në televizion pikërisht gjatë verës dhe pati goxha sukses, “Hostel by Anabel” po ashtu!)

Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj janë ndër të paktët që po bëjnë një program që më shumë nga gjithçka po e shijojnë vetë të parët. Eksperienca e Borës në moderim dhe e binjakëve në aktrim janë puthitur aq mirë sa ja vlen të thuhet se asi nën mëngë i kësaj tresheje është ingredienti më i rëndësishëm i bashkëpunimit: kimia!

Romeo është i pozicionuar në rolin e moderatorit që ironizon duke thënë se ata janë më të mirët, Donaldi në rolin e të sinqertit dhe realistit me këmbë në kokë ndërsa Bora është ajo që vë balancën në nivelin e duhur mes të dyve.

Flokë të reja, look, i ri, emision ndryshe dhe një jetë e re. Bora Zemani ka lënë pas shumë gjëra, e vetmja gjë e pandryshuar në jetën e saj është statusi  “Mami e Arborit” ndërkohë që e gjithë jeta e saj ndryshoi 360 gradë.

Bora u nda nga babai i djalit të saj, u largua nga sporti dhe nga televizioni ku punonte prej kohësh, preu flokët e gjatë dhe vendosi të tregonte se përtej statusit, di të moderojë dhe të bëj edhe humor. Nëse e keni ndjekur Borën në puntatën e parë do të shihni se gjërat tek ajo kanë ndryshuar, ajo është më e gjallë, e ndjen veten shumë mirë në pozicionin aktual dhe entuziazmin e të bërit diçka që realisht e pëlqen e reflekton edhe në fytyrë.

Donaldi dhe Romeo (ose Romeo dhe Donaldi) janë aktualisht jo vetëm dy çunat që kanë pushtuar portalet për marrëdhëniet e tyre me vajzat(specifikisht Donaldi flitet se është në një lidhje me Borën dhe Romeo me Jonida Maliqin) por edhe ata që po tentojnë të ecin vetë në botën e artit pasi vërtetuan se me interpretimin e tyre në Al Pazar spikatën për publikun. Njëri karagjoz (në kuptimin e mirë të fjalës, Romeo), e tjetri realist dhe i sinqertë (Donald) janë binjakët që plotësojnë njëri-tjetrin jo vetëm në jetë por edhe në skenë.

Një detaj i lezetshëm në puntatën e parë ishte : flirti! Flirt mes Borës dhe Donaldit por edhe Romeos dhe Jonida Maliqit, të ftuarës së parë. Prezenca e Jonida Maliqit si e ftuara e parë e puntatës së parë ishte një zgjedhje e duhur, kjo për shkak se thashethemet dhe lajmet se Romeo dhe Jonida janë në një lidhje, ishin në kulmin e tyre. Pastaj një puthje shkarazi në cepin e  buzës vështirë të mos ngjallte kuriozitet. Bora dhe Donaldi nga ana tjetër mund të themi se janë të lezetshëm. Vendimi i tyre për të qenë me njëri-tjetrin të natyrshëm në komunikim bën që bisedat mes tyre gjatë moderimit të mos jenë aspak të mërzitshme.

Element i realizuar mirë ishin gjithashtu skeçet me të ftuarit. Në të nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme, por detaji i këndshëm ishte përshtatja e plotë e skenarit me të ftuarit. Prezenca e Agron Llakajt në puntatën e parë ishte padiskutim falenderimi më i mirë që Romeo dhe Donaldi mund t’i jepnin personit që i ka mbështetur dhe i ka ndihmuar të rriten profesionalisht në fushën e artit. Inskenimi i altarit ku Agroni (babai) dorëzon dy nuset (Donaldin dhe Romeon) tek dhëndrri (Bora) dhe skeçi i Jonida Maliqit si sirenë që u jep dy të “eturve” që s’kanë ujë të pinë produkte të “reklamuara” zakonisht në Instagram ishin fillim i mirë.

 

E treta: “3shat” janë fizikisht të bukur dhe estetikisht të kuruar. Për ekranin është e rëndësishme që në të të shohim personazhe të aftë dhe të bukur.

Shkurt me një fjalë të vetme, nëse do duhej t’i përshkruanim; “3shat” ishin të lezetshëm!/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje