Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk e them mbiemrin se më vjen turp”, këngëtarja shqiptare rrëfen si është të kesh një mbiemër të keqkuptueshëm

November 24
16:06 2017

Ndodh shpeshherë të hasim persona që kanë emra të çuditshëm apo qesharak të cilët ndjen një farë sikleti kur u thërret në publik. Edhe vetë ata e kanë një farë ndrojtjeje edhe pse me kohën mund të thuhet se mësohen apo edhe e ndërrojnë emrin e tyre.

Pothuajse një situatë e ngjashme i ka ndodhur dhe këngëtares Gerta Mahmutaj, në këtë rast jo me emrin por mbiemrin e saj. E ftuar në “Kush vjen për drekë” bashkë me vëllain e saj, Klejtin, Gerta ka rrëfyer një ndodhi nga fëmijëria e saj ku ka treguar se është ndjerë në siklet që të thotë mbiemrin , duke qenë se mund të keqkuptohet lehtë.

“Kur isha e vogël, mbaj mend që ndërrova shkollë dhe ditën e parë të shkollës profesori pa që kishte një nxënëse të re. Më pyeti si quhesha. Unë i thashë: “Quhem Gerta”. Më pyeti dhe për mbiemrin por unë i  thashë: “Mbiemrin s’ta them dot se më vjen turp”.”,- është shprehur këngëtarja.

Më herët Gerta e ka patur problem këtë gjë por me vitet e ka kuptuar dhe sot ndihet krenare për mbiemrin që mban./Blitz.al/

 

Shperndaje