Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk e ka treguar më parë, por Bes Kallaku ka një tatuazh simbolik për Ajkën

Nuk e ka treguar më parë, por Bes Kallaku ka një tatuazh simbolik për Ajkën
April 20
21:22 2019

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ishte i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës. Ai përveç jetës profesionale ka folur edhe për atë private dhe i pyetur  nga Aulona nëse ka ndonjë tatuazh, ai ka rrëfyer se ka një të veçantë për Ajkën dhe për Xhensilën.

“Tatuazhi që kam për Ajkën të cilin e kam bërë ditën kur lindi, kam të shkruar ‘O lul e bukur e gjakut tim’. Këtë e kam marrë nga një libër Arbëresh dhe thuhej se e ka thënë Skëndërbeu ditën që i ka lindur djali.

Ndërsa për Xhensilën kam një audio, frekuencat e zërit të saj kur tha “Të dua”. I thashë “Më thuaj të dua” dhe e regjistrova, ajo nuk e dinte. Më pas është edhe tatauzhi i parë ku ka pasur një B dhe  i kam shtuar edhe një XH.”- përfundoi Besi.

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje