Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk e dua, është kot fare dhe të krijon ndjesi negative”- Arian Çani befason me deklaratat ndaj Ronela Hajatit. Çfarë po ndodh?

“Nuk e dua, është kot fare dhe të krijon ndjesi negative”- Arian Çani befason me deklaratat ndaj Ronela Hajatit. Çfarë po ndodh?
March 25
18:23 2019

Në puntatën e të premtes të “Zonë e lirë” tërhoqi vëmendje një deklaratë e papritur e moderatorit  Arian Çani.

Në rubrikën “Mix blind test”  që Çani organizon me të ftuarit Ledio, Dj i programit ka vënë në sfond këngën “Vuj” të Ronela Hajatit e konsideruar një hit dhe ndër këngët më të suksesshme dhe të dëgjuara të “Kënga Magjike 2018”.

Çani çuditërisht ka thumbuar publikisht këngëtaren Ronela Hajati : “Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson, kjo këngëtare është kot fare bo, bo, bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua, nuk e dua jo. Hyn në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë.”

Në fakt të habit fakti që Çani bën një deklaratë të tillë. Dikur Ronela ishte një ndër këngëtaret që ftohej shpesh në “Zonë e Lirë” për të promovuar projektet e saj por duket se marrëdhënia mes tyre paska ndryshuar.

Por duket se edhe Ronela nuk e ka kaluar kollaj një deklaratë të tillë.

Pak orë më parë ajo ka bërë një postim në Instastory të cilin mund ta kosniderosh si njv replikë ndaj fjalëve të moderatorit, edhe pse vetë Ronela nuk i është drejtuar konkretisht.

“U prehshin në paqe budallallëqet”,- shkruan  ajo.

Çfarë të ketë ndodhur vallë mes tyre?/Blitz.al/

Komento
Shperndaje