Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk e dinim më parë, aktorja e njohur e Hollywood-it qenka me origjinë çame

Nuk e dinim më parë, aktorja e njohur e Hollywood-it qenka me origjinë çame
May 14
20:58 2019

Aktorja e njohur e Hollivudit, Rita Wilson është me origjinë çame.

Aktorja e famshme e ka bërë vetë publik lajmin në një dedikim emocionues për të ëmën në ditën ndërkombëtare të nënës.

62 vjeçarja publikoi një foto në Instagram, ku kishte dalë me të ëmën, duke treguar një histori frymëzuese të sakrificave që  ajo kishte bërë dhe duke zbuluar kështu edhe origjinën e saj çame.

Në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar aktorja tregon se si gjyshja e saj jetonte në një fshat mes Geqisë dhe Shqipërisë, nga ku më pas është arratisur nga malet gjatë kohës së luftës.

“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeçe dhe jetoi në fshatin e saj në kufij mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndan dy shtetet. Nëna ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë kurajoje që kishte?! Njësoj si nëna ime, ajo ishte e qeshur, e mirë na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s’mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte, gatuante për ne, na lante rrobat, na donte neve. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sanduiç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”- shkruan Rita në dedikimin e saj për nënën dhe gjyshën e saj.

Dhe në fakt, nga përshkrimi i aktores për gjyshen, na krijohet menjëherë figura e një gruaje tipike shqiptare të atyre viteve.

Kujtojmë që aktorja është bashkëshortja e aktorit të famshëm Tom Hanks me të cilin ka 2 fëmijë, ndërkohë që katër vite më parë është diagnostikuar me kancer gjiri, ku fatmirësisht u trajtua me sukses.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje