Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk duam konfirmim nga Eni dhe Genci! Ato që pamë na dalin e na teprojnë…

Nuk duam konfirmim nga Eni dhe Genci! Ato që pamë na dalin e na teprojnë…
July 20
07:18 2017

Prej kohësh dyshohet se dyshja e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në një lidhje dashurie. Megjithatë, ata nuk e kanë pranuar publikisht diçka të tillë edhe pse fotot pranë njëri-tjetrit dhe komentet ngacmuese në Instagram, në fakt na bëjnë të besojmë se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht shoqëri mes kolegësh.

Duan apo s’duan Eni me Gencin ne nuk kemi nevojë për dëshmi të tjera. Ditën e djeshme portali “Kosovarja” ka publikuar disa foto të çiftit në të cilat ata shfaqen të kapur dorë për dore, si një çift të dashuruarish duke hyrë në një ndërtesë. Duket se Eni dhe Genci nuk i ndajnë duart njëri-tjetrit dhe padyshim kjo është një dëshmi se mes tyre ka diçka, e pranojnë apo jo publikisht. Pavarësisht gjithçkaje mund të themi se dy këngëtarët shkojnë shumë me njëri-tjetrin, si çifti i ri më interesant i showbizz-it shqiptar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje