Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Nuk dua t’i mbyll sytë dhe nuk dua të fle kurrë” – dedikimi i Bieta Sulos për të birin na i shkriu zemrat të gjithëve…

“Nuk dua t’i mbyll sytë dhe nuk dua të fle kurrë” – dedikimi i Bieta Sulos për të birin na i shkriu zemrat të gjithëve…
July 19
09:09 2017

Moderatori dhe kryeredaktorja e “Top Show Magazine”, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo, sollën në jetë pak kohë më parë fëmijën e tyre të parë, Kroi Artin.

Që nga ajo ditë, çifti duket mjaft i lumtur e kjo kuptohet lehtësisht edhe nga postimet në rrjetet sociale.

Së fundmi është mami Bieta ajo që i ka dedikuar të birit disa vargje në Instagram. Ja çfarë shkruan për më tepër kryeredaktorja:

“Nuk dua t’i mbyll sytë dhe nuk dua të fle kurrë/Se nuk dua të të mungoj ty biri im/Dhe nuk dua të humbas asgjë!”. – vargje të këngës së famshme “I don’t wanna miss a thing” e Aerosmith, të cilat Bieta ia ka dedikuar me gjithë shpirt të birit. A ka dedikim më të bukur?

Një gjë nuk e vëmë fare në dyshim, që Kroi do të jetë me shumë fat kur të rritet duke pasur në krah dy prindër si Bieta dhe Albani. /Blitz.al/

 

Komento

Shperndaje