Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besonit ku e ka zënë gjumi Anxhelina Hadërgjonajn…

April 30
12:30 2016

Anxhelina Hadërgjonaj, përveçse mjaft  simpatike dhe e ëmbël në portret, ka edhe një trup mjaft të tonifikuar, i cili padyshim lakmohet nga shumë femra. Kjo mund të jetë meritë e gjenit të trashëguar, e vullnetit të saj për të mbajtur dieta, por edhe e stërvitjes intensive në palestër, të cilën këngëtarja e frekuenton rregullisht. Megjithatë, këtë herë Anxhelina ka zgjedhur të na tregojë  se palestra nuk është vetëm një vend ku njerëzit bëjnë ushtrime fizike, aty edhe mund të flesh. Po, ka edhe kështu, Anxhelinën e ka zënë gjumi në palestër dhe këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një fotoje në Snapchat. E padëgjuar ndonjëherë, duket qesharake, por mos mendoni keq, ajo mund të jetë lodhur nga ushtrimet dhe një rrugë e dy punë, e ka bërë një sy gjumë. Nuk i vihet faj, të jesh në formë kërkon  sakrifica.

Shperndaje