Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni se kush e ka parashikuar fitoren e Donald Trump 16 vite më parë!

Nuk do ta besoni se kush e ka parashikuar fitoren e Donald Trump 16 vite më parë!
November 09
10:05 2016

Teksa një pjesë e mirë e qytetarëve në të gjithë botën janë habitur nga fitorja e Donald Trump, duke e quajtur shumë të rastësishme, ka pasur edhe nga ata të cilët e kanë parashikuar këtë fitore që 16 vite më parë.

Bëhet fjalë për filmin vizatimor “The Simpsons”. Përpara 16 vitesh, në vitin 2000, ata kanë publikuar një episod në të cilin shihet se Trump është bërë president i SHBA-ve.

trmpp

Gjatë fushatës, kur njerëzit kërkuan të dinë se pse atëherë “The Simpsons” kishin përdorur figurën e Trump për të bërë atë episod qesharak, regjisori Matt Groening ka thënë: “Ne zgjodhëm Trump-in sepse ishte i vetmi i njohur që nuk na e merrte mendja kurrë se do të kandidonte për president të SHBA-së, por mesa duket atij i pëlqeu dhe qenka inspiruar”, – ka përfunduar ai.

Epo, Trump jo vetëm kandidoi por edhe është presidenti i ri i SHBA-ve dhe “The Simpsons” e panë këtë realitet që 16 vite më parë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje