Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni se cilit artist do të donte t’i ngjante Diplo

Nuk do ta besoni se cilit artist do të donte t’i ngjante Diplo
June 10
17:08 2016

Një nga DJ-t më të suksesshëm të momentit dhe krijuesi i “Lean On”, Diplo, ka dhënë një intervistë të gjatë për Billboard, ku ka treguar eksperiencat dhe opinionet lidhur me disa artistë në Hollivud.

Ajo që ka bërë përshtypje më së shumti ka qenë mendimi mbi Beyonce-n.

Ai ka treguar se është anëtar i “Beyhive” (grupi i fansave të Beyonce-s) duke u shprehur: “Ajo është e vetmja artiste që mund të arrijë kulmin e një pune të lodhshme në një mënyrë kaq koncize. Kjo është diçka që askush s’e bën më”.

Diplo është një kontribuesit në këngët “Hold Up” dhe “All Night” të albumit më të fundit të Queen Bey, “Lemonade”: “Kur pashë albumin-dokumentar isha: Oh, dreq! Tani po që po kuptoj gjithçka”.

Në fund ai ka thënë: “Do të doja shumë të isha Beyonce. E kam zili”.

Fundja, s’ka asgjë për t’u habitur: të gjithë si Diplo mendojmë!

Etiketimet
Shperndaje