Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni se cili do të jetë i ftuari special në finalen e Eurovizionit

Nuk do ta besoni se cili do të jetë i ftuari special në finalen e Eurovizionit
May 09
16:22 2016

Është përfolur rreth një emri për të realizuar një performancë speciale në finalen e Eurovizionit 2016, që do të zhvillohet më 14 maj në Suedi, por tani nga një lajmërim zyrtar është konfirmuar se do të jetë Justin Timberlake ai i cili do të ngrejë në këmbë publikun.

Drejtuesit e shfaqjes kanë thënë se Justin Timberlake do të këndojë një nga hitet e tij të titulluar “Can’t Stop the Feeling”, që është edhe kënga që shoqëron filmin e animuar “Trolls”.

“Kjo është një mundësi fantastike, jemi shumë të lumtur që Justin Timberlake do t’i bashkohet ekipit të një nate të madhe”, – ka thënë Sven Stojanovic, drejtori i Eurovizionit.

 

Etiketimet
Shperndaje