Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni se çfarë vendimi ka marrë Arbana…

Nuk do ta besoni se çfarë vendimi ka marrë Arbana…
April 25
23:28 2016

Moderatorja e njohur e Top Channel duket se ka arritur të na surprizojë vërtet. Ajo ka qenë gjithnjë e rezervuar me jetën e saj private, duke ndarë shumë pak me publikun në daljet e saj në ekran e nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram. Ajo shpesh e ka përmendur  në televizion, pasi ka ndodhur që ka rënë preh e shakave në Faceboook, se zotëron vetëm një profil në rrjetet sociale, atë në Instagram dhe se nuk do të hapë asnjëherë një llogari në Fb. Por kot nuk thonë, kurrë mos thuaj kurrë.  Sot Arbana ka vendosur të na surprizojë. Nëpërmjet një postimi, moderatorja na ka ftuar ta ndjekim në faqen e saj në Facebook, pasi zyrtarisht ajo është pjesë e këtij rrjeti social. Për të gjithë teleshikuesit që e kanë ndjekur Arbanën nga ekrani, kjo gjë është sa e habitshme prej saj, aq dhe e pabesueshme. Vetë moderatorja ka thënë me shaka që mos ta pyesim përse e ka marrë këtë vendim, sepse as ajo vetë nuk e di. Edhe pse është ende fillimi, jemi të sigurt se profili i saj do të jetë një nga më të ndjekurit e rrjetit Facebook.

Marrdhëniet e saja të mëparshme me këtë rrjet social nuk kanë qenë aq të mira. Kujtojmë një nga rastet ku Arbana është inatosur pikërisht me një llogari në Facebook, në emër të saj pasi dikush e kishte nxjerrë faqen në shitje, gjest ky që e ka irrituar moderatoren.

Gjithsesi,nuk na mbetet veçse t’I urojmë mirëseardhjen!

 

arbana në Facebook

arbana në Facebook
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje