Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni se çfarë fshihet pas “Jat ski”-së në shatërvan, që bëri kurioze gjithë Tiranën

Nuk do ta besoni se çfarë fshihet pas “Jat ski”-së në shatërvan, që bëri kurioze gjithë Tiranën
October 12
16:57 2017

Pak ditë më parë, gjatë emisionit “Opinion” në puntatën ku ishte i ftuar kryebashkiaku Erion Veliaj, u publikua një foto e një mjeti lundrues Jet Ski të vendosur në një nga shatërvanet e Tiranës. Në studio, kudo në portale dhe rrjete sociale u shkruajt dhe u diskutua gjatë për këtë foto edhe pse askush nuk e dinte në të vërtetë se si qëndronte historia pas saj.

Shumëkujt mund t’i jetë dukur si një nga ndodhitë e çuditshme që ndodh zakonisht në Tiranë, por jo! Në të vërtetë kjo foto ka qenë një nga momentet e shkëputura nga një videoklip i cili pritet të dalë së shpejti. Përmes një investigimi, Blitz.al ka mësuar se bëhet fjalë për xhirimet e klipit të reperit shumë të njohur grek, Tus.

Tus është ndër emrat më të njohur të muzikës rep në Greqi, por këtë herë ka ardhur në Tiranë për të zhvilluar një klip ndryshe nga sa mund të imagjinohet, një këngë e cila do të titullohet “SHQIPTARE”. Nuk e kishim imagjinuar kurrë se një grek do t’u këndonte vajzave shqiptare e aq më shumë se do të xhironte një videoklip (i cili ende pa u publikuar të ngjall kuriozitet) jo në ishujt e mrekullueshëm grekë, por në Tiranën tonë.

 

Tus nuk ka qenë i vetëm. Atë e kanë sjellë në kryeqytet çunat e Threedots!

Në një video të publikuar në Youtube, reperi ka xhiruar çdo moment të aventurës së tij në Shqipëri, një detaj ky që zbuloi se ai do të bashkëpunojë me labelin e njohur shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që emrat e Tus dhe “Threedots” lidhen bashkë. Pas një marrëveshjeje mes producentit shqiptar Flori Mumajesi dhe reperit grek, ky i fundit publikoi këngën “Μπέμπα”, e cila është “Nallane” në versionin greqisht.

Pas suksesit të madh që pati kënga në shtetin fqinj, Tus vjen me një tjetër bashkëpunim, këtë herë një këngë dedikuar vajzave shqiptare. Videoklipi është xhiruar në disa vende në kryeqytet pak ditë më parë dhe ka arritur të tërheqë vëmendje ende pa u publikuar pasi askush nuk e dinte që në fakt mjeti lundrues në shatërvan ishte pjesë e këtij klipi.

Kënga do të jetë një bashkëpunim i Tus me këngëtarin e njohur Bruno dhe me aq sa mund të themi jo vetëm që mezi po e presim por duket se do të qeshim shumë pasi reperi dhe Threedotsat kanë një tjetër të përbashkët, kanë shumë sens humori. Bëhuni gati pasi “Shqiptare” do të lancohet më 13 tetor, ditën e premte, nje projekt i cili ka bërë bashkë dy shtete. /Blitz.al/

Shperndaje