Blitz

 Breaking News

“Nuk do ikim në plazh se njerëzit kanë korona”, Pipero i përgjigjet vajzës së Sonila Meços

“Nuk do ikim në plazh se njerëzit kanë korona”, Pipero i përgjigjet vajzës së Sonila Meços
June 17
11:41 2020

Pëllumb Pipero ishte i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço ku gjatë emisionit iu përgjigj edhe pyetjes nëse do të mund të bëjmë plazh sivjet.

Sonila tregoi se para se të niste emisioni, vajza i kishte thënë se sivjet nuk do të ikin në plazh për shkak të koronavirusit.

Sonila Meço: Pak më parë se të futem në program më shkuan ime bijë dhe më thotë se sivjet mendoj se nuk do të ikim në plazh se ka dëgjuar se është me rrezik se njerëzit kanë korona dhe kam frikë. Do të shkojë në plazh këtë vit?

Pipero: Unë i them se jo vetëm të mendojë se do të shkojë, por duhet të shkojë sepse duhet ta dijë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, ushqimeve, apo nëse shkojmë ne plazh me familjen tonë. Nëse ruajmë protokollet që janë vendosur, që janë kujdesi për duart dhe distanca fizike. Të jetë e qetë se nuk ka korona në bregdet dhe nuk transmetohet në det.

Share