Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk deklaroj në aeroport  mollën që kishte në çantë, gjobitet me 500 euro

Nuk deklaroj në aeroport  mollën që kishte në çantë, gjobitet me 500 euro
April 24
19:23 2018

Një mollë i ka kushtuar 500 dollarë një gruaje e cila është gjobitur nga Agjensia e Klientit në Amerikë. Asaj iu gjet në çantë një mollë të cilën ia kishte dhuruar linja ajore gjatë udhëtimit me avion.

Crystal Tadlock  që po udhëtonte nga SHBA-ja në Paris u shpreh se e kishte ruajtur mollën për ta ngrënë në një tjetër udhëtim që kishte për në Dever.

Molla u zbulua nga policët amerikanë  gjatë udhëtimit tranzit që ajo kishte kur avioni bëri uljen në Minneapolis.

Ajo ka publikuar edhe foton ku duket molla e ruajtur në një qese plastike nga linja ajrore Delta Air Lines. Në momentin që Tadlock i është zbuluar molla ajo i ka thënë oficerit të policisë faktin që e ka marrë nga linja ajorore por gjithsesi ajo e ka marrë gjobën  prej 500 dollarësh.

Tadlock me shumë gjasa do ta çojë në gjykatë këtë çështje sepse është shprehur se është e tmerrshme që të trajtohemi si kriminel vetëm për një frut të pa deklaruar.

Nga ana e saj Delta Air Lines e ka konfirmuar versionin e gruas por ka thënë se ne i inkurajojme klientët te ndjekin rregullat që janë vendosur nga Dogana e SHBA-së.

/Blitz.al/

 

Shperndaje