Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nora Istrefi vs Kim Kardashian! Njëra më transparente se tjetra

September 18
16:15 2016

Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi dhe e famshmja e klanit Kardashian-Jenner, Kim Kardashian, shihen gjithmonë e më tepër duke ekspozuar format e tyre seksi. Të dyja nëna, janë përpjekur shumë për t’u rikthyer në format e tyre përpara lindjeve, ndaj nuk përbën çudi kjo dëshirë e tyre për t’i ekspozuar ato.

Nëse i referohemi daljes më të fundit të Kim Kardashian mbrëmjen e djeshme në Majami dhe fotove që këngëtarja shqiptare Nora Istrefi ka hedhur pak më parë në Instagram, duket se kanë zgjedhur (zh)veshje thuajse të njëjtë. Nora & Kim shfaqen njëra më transparente se tjetra. Madje Nora u është rikthyer flokëve ngjyrë gështenjë, duke lënë pas bionden e dy videoklipeve të publikuar pak muaj më parë, “Sa t’kom dasht” dhe “Majëm”.

Me veshje që i lënë shumë pak vend imagjinatës, ylli i “The Keeping Up With The Kardashians” dhe Nora Istrefi dëshmojnë se nuk u tremben veshjeve provokuese pasi kanë arritur forma shumë të mira trupore. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje