Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nora Istrefi vazhdon gënjen për të mbuluar skandalin (Video)

March 29
15:02 2016

 

Ende pa u publikuar kënga e re e Nora Istrefit pati një zhurmë mediatike për sa u përket ngatërresave që ndodhën deri në momentin final të prezantimit të saj. E me gjithë shkrimet që u bënë për të, Nora vazhdon të gënjejë për realizimin e kësaj kënge që, në fakt, nuk është aspak krijim i “atyre djemve” që pretendon Nora dhe as i Norës, meqë vazhdon të thotë që “beat”-in e ka zgjedhur vetë. Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme në Klan Kosova për Alaudin Hamitin, ajo nuk ka treguar aspak të vërtetën për mënyrën se si erdhi për publikun kjo këngë. Pak javë më parë, rtv21.tv, publikoi një lajm për mënyrën se si Nora ia mori paturpësisht këngën mikes së saj, Leonora Jakupit, këngë që është realizuar nga kompozitori Flori Mumajesi. Shkak për prishjen e marrëdhënieve mes tyre ishte pikërisht kjo këngë, por Nora vazhdon të mos e përmendë në asnjë intervistë këtë. Duke mos përmendur gjithashtu që ka paguar në studion e “Three Dots” shumë  më tepër se ç’mund ta imagjinonte për të marrë një refren. Burime për Blitz.al konfirmojnë edhe një herë të vërtetën e kësaj historie. Kënga është realizuar nga Flori Mumajesi për Leonora Jakupin, kjo e fundit ia tregon Nora Istrefit, e cila vrapoi në studio për ta regjistruar pa asnjë lloj të drejte mbi këngën, vjedhurazi. Ndërsa për të disatën herë në intervista thotë që i pëlqeu kënga sapo e dëgjoi në studion ku ka bërë regjistrimin. Nora u kujtua të kontaktonte me krijuesin e këngës në momentin kur u shfaq “teezer”-i i Brunos me të njëjtin refren dhe të njëjtin tekst madje. Aq shumë e dëshironte këtë këngë saqë ka paguar për ta marrë ajo dhe jo Bruno (edhe pse zgjodhi një mënyrë të çuditshme për ta bërë të sajën) e duke qenë se Bruno është pjesë e një studioje që prodhon çdo ditë muzikë, pranoi që këngën ta merrte Nora. Në fakt bëri shumë mirë që vendosi ta mbajë, edhe pse iu desh të paguante shumë për këtë këngë (duke filluar që nga miqësia me Leonorën, pagesa te Three Dots, studioja ku e regjistroi, videoklipi) sepse i duhej një hit që të rikthehej fuqishëm në muzikë. Duket se Norës i kthehen në hite këngët e realizuara nga Flori Mumajesi, “Dy shokë” dhe “Sa t’kom dhasht” dhe ajo e di mirë këtë. Ajo që nuk kuptojmë është pse vazhdon të këmbëngulë që këngën e ka dëgjuar te “Masive Records”, beat-in e ka zgjedhur vetë, tekstin e ka bërë Era nderkohë që refrenin e gjeti gati dhe për Leonora Jakupin nuk thotë kurrë asgjë, kur në fakt këngën tashmë e ka paguar dhe ta gëzojë.