Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nora Istrefi tregon publikisht se çfarë mendon për Robertin si këngëtar

Nora Istrefi tregon publikisht se çfarë mendon për Robertin si këngëtar
November 06
14:09 2016

Kur Nora Istrefi dhe Robert Berisha lidhën kurorë, pak veta mendonin se edhe Roberti do t’i futej muzikës, por në fakt ndodhi. Roberti jo vetëm që ka publikuar klipe me këngë të tijat, por edhe ftohet në “club”-e për të kënduar njësoj si bashkëshortja e tij, Nora Istrefi. Mirëpo, asnjëherë nuk ka pasur një prononcim nga kjo e fundit se çfarë ka menduar për këtë karrierë të re të të dashurit të saj të zemrës.

Ka qenë pikërisht intervista në emisionin “Thumb” që ka bërë Norën të tregohet e sinqertë lidhur me këtë çështje. Kur gazetarja Fatma Haxhialiu e ka pyetur nëse i ka thënë “Po ti, ç’deshe në muzikë more burrë?”, mes të qeshurave Nora i është përgjigjur: “Po ç’a deshe more burrë? – i thashë Robertit. Po ti këto momente gjete me eksperimentu?”. Më pas Nora ka folur seriozisht duke thënë se nuk ka qejf që t’ia prishë ëndrrën askujt, sidomos kur bëhet fjalë për partnerin e saj. Ajo ka thënë se për aq kohë sa e ka qejf, le ta ushtrojë këtë profesion.

Megjithatë, mund të themi se ajo nuk është tërësisht dakord për këtë profesion të Robertit pasi gjithnjë i referohet si një pasion që ai ka… /Blitz.al/

Ndiqeni nga minuta 7:00 këtë moment:

Komento
Shperndaje