Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nora Istrefi “shfryn” ndaj portaleve: Doni të nxirrni sa më keq artistet shqiptare, bravo!

Nora Istrefi “shfryn” ndaj portaleve: Doni të nxirrni sa më keq artistet shqiptare, bravo!
September 18
21:58 2016

Vetëm para pak orësh, këngëtarja Nora Istrefi ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, së cilës i ka bashkangjitur një mesazh në lidhje me shkrimet që qarkulluan në portalet e ndryshme se ajo kishte kopjuar Kim Kardashian me veshjen e saj.

“Athua vallë pasna pas pa andërr se qka do veshë ajo dhe e realizova me shpejtësi. Më falni allahile për një “mëkat të tillë”. Marre duhet me ju ardhë me kto shkrime t’kota”, – shkruan ndër të tjera Nora, duke iu referuar faktit që dy fustanet ishin të ngjashme.

Nuk e ka plotësisht gabim Nora kur u drejtohet në këtë mënyrë portaleve të ndryshme, pasi në të vërtetë ajo që të bie më shumë në sy nga të dyja këto mama seksi është fakti që gëzojnë një trup kaq në formë edhe pasi janë bërë nëna, gjë që veçanërisht kosovarja e tregon në çdo dalje skenike të saj.

Madje mund të themi se pavarësisht se zgjedhja është e vështirë kur ke përballë dy bukuri të tilla, Nora Istrefi, me elegancën e saj, arrin të lërë në hije edhe një me famë botërore si Kim Kardashian. /Blitz.al/

Këto foto jane realizuar mreme ne Arena Club ne Tirane ne oren 2 pas mesnate. Sa erdha ne shtepi pashe ca portale qe kishin shkruar per ngjajshmerine e veshjes sime me veshjen e Kim K,qe edhe ajo kishte pase nje veshje te tille poashtu mbreme. Athua vallë pasna pas pa anderr se qka do veshe ajo dhe e realizova me shpejtesi. Me falni allahile per nje “mekat te tille”. Marre duhet me ju ardhe me kto shkrime t’kota. Ne kete krize ne vend se te ceket qe mbreme ishte nje koncert me nje atmosfere,ku ishin te pranishem 1500 njerez,ne qeneder te Tiranes,ju menzi spritni me kritiku e me qite sa ma keq nje artiste shqiptare. Bravo veq perpara,lavderoni te huajt qe kane miljonat. Heren tjeter thirrni ata te shohim qysh pi mbani emisionet.

A photo posted by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

Shperndaje