Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nora Istrefi pranohet në një Universitet të Prishtinës, por dyshohet për një skandal…

Nora Istrefi pranohet në një Universitet të Prishtinës, por dyshohet për një skandal…
September 25
12:27 2016

Këngëtarja Nora Istrefi duket se, përveç muzikës, ka pasion edhe ushtrimin e sporteve të ndryshme. Në fakt, duke pasur parasysh trupin e saj mund të themi se ky hobi i shkon përshtat këngëtares kosovare.

Është bërë me dije nga gazeta “Fjala” në Kosovë se Nora Istrefi është pranuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në fakultetin e“Edukimit Fizik dhe Sportit.

Mirëpo, sipas një dokumenti që ka shfaqur ky portal, vihet re se Nora është pranuar në këtë fakultet vetëm duke provuar disa ushtrime në palestër përpara auditorit pasi në provimin e maturës këngëtarja shfaqet me 0 pikë të mbledhura.

Kjo media online ka publikuar edhe një video amatore ku vihen re provat e Nora Istrefit në palestër.

Nuk dihet nëse vërtet Nora do të bëhet pjesë e Universitetit të Prishtinës apo këto janë thjesht spekulime mediatike, megjithatë nëse është e vërtetë duhet thënë se artistja është favorizuar kundrejt konkurrentëve të tjerë.

 

Dokumenti nga Gazeta "Fjala"

 

Komento
Shperndaje