Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nora Istrefi në “Thumb”: “Rene dëgjon më shumë këngët e Erës se të miat e të Robertit”

Nora Istrefi në “Thumb”: “Rene dëgjon më shumë këngët e Erës se të miat e të Robertit”
November 05
22:08 2016

Një nga të ftuarat e kësaj puntate në “Thumb”, në Top Channel, ishte edhe këngëtarja e njohur Nora Istrefi, e cila foli për marrëdhënien e saj me Erën, Robertin dhe Rene-në.

Fillimisht, Nora është pyetur nga Aulona dhe Fatma se si do ta vlerësonte veten sa i përket të qenit nënë.

“Një nënë shembullore”, – është përgjigjur me humor këngëtarja kosovare.

Më pas ajo është pyetur lidhur me marrëdhënien e vajzës së vogël me tezen e saj, Erën.

“Rene Erën e ka idol [idhull]”, – është përgjigjur Nora. “Prej të gjitha këngëve që i kam vënë, të Robertit, të miat, të kolegëve, e di që nuk do ta besoni por këngët e Erës i pëlqejnë më shumë. Aq shumë i pëlqen kënga [BonBon] saqë ka kohë që e dëgjon dhe nuk i është mërzitur. Sa ta luaj këngën, ajo është: “Aaaaa…”. Lumturohet shumë dhe kënaqet”.

Komento
Shperndaje