Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nora e thotë troç: Vetëm kjo gjë do të më çonte në divorc nga Robert Berisha!

Nora e thotë troç: Vetëm kjo gjë do të më çonte në divorc nga Robert Berisha!
March 29
09:50 2018

Kanë qenë një nga çiftet më të përfolur të momentit, Nora dhe Robert Berisha duket se janë duke kaluar një periudhë shumë të mirë me njëri tjetrin. Mjaftojmë të kujtojmë surprizën e këndshme që ky i fundit i bëri bashkëshortes së tij për ditëlindje, një festë surprizë me gjithë të dashurit e saj për të kuptuar se ndonëse shumë vite bashkë ata ende emocionohen njësoj nga njëri tjetri.

Nora ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në “NIN” dhe pyetjes se çfarë do ta bënte të ndahej nga Roberti ajo i është përgjigjur shumë qartë: “Tradhëtia. Atë nuk do ta falja dhe do ndahesha…” – është shprehur ajo.

E në fakt, nuk na surprizoi përgjigja e Norës sepse në përgjithsi, vajzat dhe gratë temën e tradhëtisë e kanë shumë delikate dhe në shumicën e rasteve kjo bëhet shkak për divorce. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje