Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nora dhe Roberti do mbeten gjithnjë çifti më seksi i showbizit dhe postimi i këngëtares e vërteton këtë!

Nora dhe Roberti do mbeten gjithnjë çifti më seksi i showbizit dhe postimi i këngëtares e vërteton këtë!
March 16
09:46 2018

Ndonëse Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë prej kohësh bashkë, kohëve të fundit ata nuk kanë postuar shpesh foto së bashku. Më së shumti ata i kanë ruajtur profilet e tyre në rrjete sociale tejet profesionale (për njoftime koncertesh) dhe tek-tuk e kanë “thyer rregulin” për ndonjë postim të ëmbël me vogëlushen e tyre Renee.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme Nora ka postuar në Instastory një “boomerang” ku çifti duken mjaft të dashuruar me njëri tjetrin.

Nuk e ka komentuar më gjatë Nora postimin, ka dashur më tepër të flasë me pamje këngëtarja dhe mirë ka bërë sepse kështu i dha sinjal edhe thashethemeve që bëhen në portale se mes çiftit ka krizë. Ata janë bashkë dhe sigurisht mbeten çifti më “sexy” i showbizit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje