Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nominimet për çmimet Grammy, artistët e famshëm që u lanë jashtë dhe të rinjtë që surprizuan

Nominimet për çmimet Grammy, artistët e famshëm që u lanë jashtë dhe të rinjtë që surprizuan
November 23
10:35 2019

Lista e nominimeve për çmimet Grammy është gjithnjë e mbushur me surpriza dhe sigurisht kështu ishte dhe këtë vit. Askush nuk e kishte menduar që albumi (EP) i Lil Nas (e keni parasysh, reperi që u bë i njohur nga Old Town Road), do të ishte ne garë për albumin më të mirë të vitit, ndërkohë që albumet e Taylor Swift, Beyonce, Ed Sheeran dhe Bruce Springstean jo. Nisur nga kjo, ja ku është një përmbledhje e shpejtë e të gjithë artistëve të famshëm që janë lënë jashtë nominimeve për Grammy-t e këtij viti dhe e të rinjëve( e jo vetëm) që janë bërë pjesë e listës në mënyrë surprizë.

Të lënit jashtë: Hasley. Ende nuk është nominuar në karrierën e saj në një prej 4 kategorive kryesore të Grammy’s. Fatkeqësisht as këtë vit, edhe pse kishte një hit që qëndroi në majat e klasifikimeve si “Without Me”. Ka marrë gjithë dashurinë e nevojshme nga Emmy’s apo CMA’s në 2019 por me Grammy-t nuk është e thënë të ndodhë.

Sam Smith. As bashkëpunimi i tij me Normani, “Dancing with a Stranger” nuk arriti të bëhej pjesë e listës së nominimeve. E pavarësisht suksesit dhe talentit të tij, Smith, që pas fitores së 4 trofeve të Grammy’s 5 vite më parë, nuk është nominuar më asnjëherë.

Ed Sheeran. Po, po Ed Sheeran nuk ka marë një nominim as për këngën, regjistrimin apo albumin e vitit, për herë të dytë rradhazi. Pra nuk mori as për “Divide”, as për “No.6 Collaboations Project” tani, pavarësisht se 2019, nisur nga thyerja e rekordeve të numrit të koncerteve që mbajti nga turi botëror dhe publikimi i hiteve njëri pas tjetrit, ka qenë pa asnjë dyshim viti i tij në muzikë.

Lewis Capaldi. Në fakt kënga e tij “Someone You Loved”, që me siguri e dini të gjithë, është nominuar për këngën e vitit, por nga ana tjetër ai është lënë jashtë listës për artistin e ri më të mirë të vitit, gjë që është e çuditshme.

Taylor Swift. Sërish albumi i saj nuk nominohet nga juria e Grammy’s, po flasim për projektin muzikor “Lover” dhe tani kjo bëhet hera e parë që Swift ka dy albume njëri pas tjetrit të pavlerësuara nga akademia e muzikës. Megjithatë njëra prej kënëvë është në listën për këngën e vitit, hera e katërt që artistja është pjesë e kësaj kategorie. Edhe një dhe thyen rekordin.

Jonas Brothers. Edhe pse janë nominuar për grupin pop më të mirë, falë performancës në këngën “Sucker”, ata nuk u bënë pjesë e listës për çmimet e rëndësishme. Dhe në fakt juria e Grammy’s nuk është shumë miqësore me muzikën pop komerçiale, kujtojmë që në 2016 nuk nominuan për këngën e vitit “Can’t Stop the Feeling” nga Justin Timberlake, që atëherë ishte kënga më e dëgjuar në botë.

 

Ndërkohë, këto janë surprizat e nominimeve:

Michelle Obama. Po pikërisht ajo Michelle Obama. Ish-zonja e parë është nominuar për albumin më të mirë të fjalimeve, për projektin e saj “Becoming”. Dhe nëse triumfon do të bëhet e dyta “Zonjë e Parë” që do të fitojë, pas Hillary Clinton në 1996.

Edhe në vitin që nuk ka nxjerrë asnjë album apo projekt muzikor të rëndësishëm, Beyonce ka marrë 4 nominime. Kështu, nominimet e saj totale shkojnë në 70 dhe është ende më afër artistes që mban rekordin absslut, Quincy Jones, me 80 nominime.

Nipsey Hussle. Reperi është i nominuar për 3 çmime Grammy (pas vdekjes), për albumin që e nxorri vetëm dy javë përpara se të largohej nga jeta, më 15 shkurt të këtij viti. Por kjo nuk është hera e parë që ai nominohet, pasi gjithashtu ka qenë në listë për albumin më të mirë me projektin e tij debutues “Victory Lap”.

Lizzo. Artistja që mund ta keni dëgjuar gjatë gjithë këtyre kohëve me këngë si “Truth Hurts”, është më e nominuara këtë vit, në plot 8 kategori, përfshirë dhe 4 kryesoret.

Billie Eilish. Adoleshentja që kur këndon është personi më i errët në botë, por kur flet është vajza më e ëmbël, ka më pak se Lizzo, pra 6 nominime, por gjithashtu është pjesë e kategorive të mëdha. “Bad Guy” është kënga e saj përfaqësuese në këto çmime Grammy.

/Blitz.al/

Share