Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy rrëzon me “knockout” 50 Cent

May 05
15:35 2016

Kur vjen fjala te reperat, direkt mendja na shkon tek ato zënkat midis grupeve të ndryshme të tyre nëpër “street fighting” apo ato duelet që nëpërmjet teksteve të këngëve ironizojnë dhe tallin punën e njëri-tjetrit. Po jetojmë në botën e Youtube-it dhe rrjeteve sociale,  lufta tanimë bëhet më së shumti për klikime. Grupi apo këngëtari që ka më tepër klikime, rrjedhimisht ka edhe më shumë influencë te të rinjtë dhe tek ata që i këndojnë këngët njëzëri nëpër “club”-e.

Në Shqipëri, një prej reperave që e zotëron këtë influencë është padyshim Noizy. Të gjithë jemi në dijeni të fansave të tij të shumtë në numër që vizatojnë kurorën e grupit “OTR” kudo, sallat që mbushen plot sa herë Noizy është i pranishëm për koncerte, si dhe klikimet e shumta që merr në Youtube, si rrallë ndodh me këngët shqiptare. Por Noizy jo vetëm që i ka “mundur” me klikime reperat shqiptarë, por duket se pëlqehet edhe më shumë sesa reperë të njohur ndërkombëtarisht.

Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Big Body Benzo” që Noizy ka publikuar 11 muaj më parë. Kënga pati jehonë të madhe dhe u pëlqye nga publiku, duke arritur momentalisht 10,424,489 klikime. Por çfarë  na ka ngacmuar është një “çudi” që Blitz.al ka vënë re thjesht me një kërkim në Youtube. Nëse do të shkruani titullin e këngës së Noizy-t, poshtë saj, në listën e kërkimeve, do të vini re edhe këngën me po të njëjtin titull, “Big Body Benz”, të reperave shumë të njohur 50 Cent, Kidd Kidd dhe Lloyd Banks, të cilët kanë vetëm 4,324,914 klikime, edhe pse kënga e tyre është publikuar më parë sesa e ajo Noizy-t.

Pra, Noizy mund të jetë frymëzuar  fillimisht prej tyre për krijimin e “Big Body Benzo” (sepse ideja kryesore në tekstet e të dyjave është e njëjtë), por i ka lënë këta të fundit në hije, duke realizuar një këngë më të pëlqyer, me plot 6 milionë klikime me tepër! Epo ja që ndodh edhe kështu…

 

 

Etiketimet
Shperndaje