Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy “pushton” klasifikimin e javës në “Top Awards”

Noizy “pushton” klasifikimin e javës në “Top Awards”
May 30
13:39 2016

Ndërkohë që pritet mbrëmja e 24 qershorit për të mësuar 12 çmimet që “Top Awards” do të ndajë mes artistëve, në klasifikimin javor surpriza është rezervuar nga këngëtari Noizy. Jo vetëm që ka kryesuar listën e javës,  por reperi nga Dibra është pozicionuar gjithashtu edhe në vendin e dytë dhe të tretë, duke lënë pas  shumë emra të tjerë të muzikës shqiptare. Kënga e nxjerrë së fundmi, “The Baddest”, kryeson Top 10, e ndjekur nga “Grande” dhe si për të treguar se di të pushtojë “vendet” e treta në listë pozicionohet bashkëpunimi me reperin Varrosi, “Shut the place down”. Të jesh i pari është gjithmonë mirë, por nëse je njëkohësisht edhe i dyti dhe i treti është akoma më mirë.

Ndiqni në vijim klasifikimin e javës  së 25-të të The Top List, “Top Awards”:

  1. Noizy – The Baddest
  2. Noizy – Grande
  3. Noizy ft. Varrosi – Shut the Place down
  4. Gold AG ft. D.U.D.A – Hajde
  5. Alban Skënderaj ft. Elinel – Kam nevojë
  6. MC Kresha ft. Lyrical Son – Ky tipi
  7. Enca – Dreq
  8. Ledri Vula – King
  9. Era Istrefi – Bonbon
  10. D. u.d.a ft. Lyrical Son – TWTSU (They wanna see us)
Shperndaje