Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy në Opinion: Kush tha që duhet të jem shembull pozitiv?!

Noizy në Opinion: Kush tha që duhet të jem shembull pozitiv?!
September 20
23:47 2016

Në puntatën e sotme të emisionit “Opinion” është diskutuar mbi muzikën dhe këngëtarët. Në një ndërhyrje të drejtpërdrejtë Noizy ka treguar më shumë rreth sherrit mes tij dhe Cozmanit një javë më parë. Reperi ka treguar se një makinë me dy persona ka ardhur në ambjentet ku ai bashkë me miqtë po rrinin dhe i kanë goditur. “ Nuk e di përse ndodhi ai sherr”- është shprehur ai.
“Kush tha që duhet të jem shembull pozitiv? Mos kërkoni të jem i urtë vetëm se jam i famshëm. Një person i suksesshëm si unë nuk do të thotë se do ti bëj sytë qorr dhe të durojë kur i bien në qafë.”
Noizy ka kritikuar mediat për lajmet e rreme që kanë publikuar fillimisht duke shkruar se ai ishte plagosur në kokë. “Gazetari shkruante pa e ditur se një nënë do të qante për atë plagë në kokë kur do dëgjonte atë lajm. Nuk menduan as për nënën e atij tjetrit që gjuajti në këtë rast. Përse mediat shkruajnë kaq shumë për këtë, përse nuk shkruajnë për veprat e bamirësisë apo që janë publikuar 10 këngë të miat këtë verë? Kjo botë është shabllon ku njerëzit kapin dhe edukojnë vetëm gjërat negative dhe jo gjërat pozitive që bëjmë për vendin tonë.”-ka vijuar Noizy. Ai ka shtuar se nuk do të jetë pjesë e këtyre ngjarjeve dhe se i ka ardhur shumë keq që ndodhi por nuk mund të mos reagonte në një rast të tillë.

“Prej mishi dhe gjaku jam edhe unë, nuk linda i famshëm dhe jam munduar ti evitoj gjëra të tilla. Kam arritur me shumë punë gjithçka”- ka përfunduar Noizy. /Blitz.al/

Shperndaje