Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy: Mjaft e përdorët emrin tim për të shitur!

Noizy: Mjaft e përdorët emrin tim për të shitur!
September 26
23:02 2016

Pas incidentit të ndodhur para pak kohësh në Prishtinë mes dy reperave Noizy dhe Cozman, emri i Noizy-t u lakua sërish në një tjetër konflikt pak ditë më parë në Tiranë.

Saktësisht, një mbrëmje, në një lokal nate ku këngëtari po performonte, dy të rinj janë konfliktuar me armë. Sipas mediave u përfol se arsyeja e këtij konflikti ishte rezervimi i një tavoline në zonën VIP. Pasi gazetat shkruan për ditë me radhë  reperi  ka reaguar ndaj faktit se media e përmend emrin e tij për të shitur pasi nëse interesohemi për lajmin e dhunës, askujt nuk do t’i interesonte se kush këndonte në atë “club”, por se çfarë ka ndodhur.

“Nëse e lexoni këtë titull, duhet të kuptoni se bëhet fjalë për të shit gazetën nga rasti i ndodhur pak ditë më parë”,- shkruan Noizy në Instagram.

Më pas reperi ka vijuar duke u shprehur se mediat po na kujtojnë dita-ditës që duhet ta ndjekim dhunën.

“Domethënë, edhe sikur ne të duam të harrojmë diçka të keqe, kemi gazetarët që na kujtojnë çdo sekondë që duhet ta ndjekim më shumë dhunën. Lexojeni këtë artikull dhe emri im Noizy përmendet që në fillim, ku thuhet në “club”-in ku këndoi Noizy është qëlluar me armë dhe më pas është historia se ç’mund të ketë ndodhur. Tani se çfarë i intereson popullit se kush këndoi aty s’e kuptoj… Mesa duket janë ende të frymëzuar nga fakti që një gazetë në Kosovë ka thyer rekord me lajmin tonë plot rrena që kishin sajuar”,-  ka përfunduar reperi.

Kjo nuk është hera e parë që ai u kundërvihet mediave. Pak ditë më parë Noizy është shprehur për “Opinion” se mediat e kanë shtrembëruar lajmin e plagosjes së tij dhe sherrit të ndodhur dy javë më parë në Prishtinë./Blitz.al/

 

Shperndaje