Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy merr Instagram-in e Encës dhe nis “operacionin fshesa”. Reagon këngëtarja!

Noizy merr Instagram-in e Encës dhe nis “operacionin fshesa”. Reagon këngëtarja!
October 11
09:29 2016

Edhe pse është përfolur gjatë në media dhe rrjete sociale se ka një ftohje në marrëdhëniet midis Encës dhe reperit Noizy e rrjedhimisht kundrejt gjithë familjes OTR, duket se këta të fundit i kanë shuar zërat me anë të postimeve në Snapchat-in e Encës pak pas mesnate.

Këngëtarja është shfaqur në shoqërinë e mikut të saj, Noizy-t, dhe pjesëtarëve të tjerë të OTR. Megjithatë, në një moment, Enca ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se Noizy i ka hequr shumë persona të cilët ajo i ndiqte në Instagram, duke e çuar numrin e atyre që ndjek në 98 persona. Kujtojmë se vetë Noizy që pas sherrit me Cozman i ka fshirë të gjithë personat që ndjek në këtë rrjet social.

14642906_10210452535180261_1104838_n-1

Enca ka bërë disa video duke thënë të “fajësojmë Noizy-n” për gjithë këto fshirje nga Instagram-i, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se është e vërtetë që ia ka hequr Encës personat që ndjek, por në fund të fundit ai është menaxheri i saj dhe mund ta bëjë këtë gjë.

14618894_10210452542820452_661971946_o

Nuk dimë cila është arsyeja e këtij veprimi të Noizy-t, aq më tepër kur bëhet fjalë për Instagram-in e Encës, megjithatë ajo që mund të themi është se të dy këngëtarët duken të lumtur krah njëri-tjetrit dhe marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë. /Blitz.al/

Shperndaje