Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy: Londra, është një ferr i vërtetë!

Noizy: Londra, është një ferr i vërtetë!
April 01
20:45 2016

I ftuar në emisionin “Zonë e lirë” të Arian Çanit, reperi Noizy ka folur për projektet e tij të ardhshme dhe, sigurisht, për të kaluarën e tij.

I pyetur nga Cani për vendin ku Noizy ka jetuar kur ishte emigrant në Mbretërinë e Bashkuar, reperi ka thënë: “Londra është ferr. Pjesa tjetër e Europës është lule krahasuar me Londrën. Ajo është një ferr i vërtetë”.

Ai gjithashtu ka treguar edhe realitetin në atë qytet ku njerëzit grabiteshin kollaj dhe fëmijët mësonin të vidhnin e vrisnin në moshë të vogël.

Noizy ka deklaruar edhe se racizmi është mbizotërues në Angli, aty ku numri i emigrantëve shqiptarë është tepër i lartë.

Këto deklarata të reperit tregojnë realitetin me të cilin detyrohen të përballen shumë shqiptarë.

Etiketimet
Shperndaje