Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy: “Legalizoni kanabisin!”

Noizy: “Legalizoni kanabisin!”
October 06
18:35 2016

Reperi Noizy, me anë të një videoje të postuar në profilin e tij në Instagram, në një farë mënyre na ka treguar se është pro legalizimit të lëndëve narkotike si kanabisi në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një video komike të këngës “Legalize It”, e cila është një bashkëpunim i Nicola Fasano, Miami Rockets, Mohombit dhe Noizy-t.

Mesa duket, kanabisi është bërë “shkak” që Noizy të bashkëpunojë me një emër të njohur në tregun ndërkombëtar, si Mohombi.

Në një periudhë, kur debati për legalizimin e lëndëve narkotike zhvillohet në çdo tavolinë, reperi ka vendosur ta tregojë qëndrimin e tij me anë të një kënge. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje