Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Noizy largohet nga spitali: S’ka pasur provokime, do t’i shihni videot

(Video) Noizy largohet nga spitali: S’ka pasur provokime, do t’i shihni videot
September 13
19:59 2016

Pas  përleshjes së ndodhur para pak minutash në Prishtinë, Noizy ka lënë ambientet e spitalit dhe ka pohuar se ndihet mirë. Sipas një videoje të publikuar nga Indeksionline reperi rrëfen se nuk e di se çfarë ka ndodhur, nëse bëhet fjalë për inate të vjetra mes grupit të tij dhe atij të Babastars.

“S’ka pasur provokime, do t’i shihni videot. Krejt OTR janë mirë”.

Reperi gjithashtu ka pohuar se miku i tij, i cili u përfshi në konflikt, Denis Hajri, i njohur me nofkën Varrosi, është mirë dhe jashtë rrezikut.

“Nuk jam i lënduar në kokë. Ishte gjaku i dikujt tjetër, jo i imi, edhe Varrosi është mirë”.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga ana e gazetarëve, ai është shprehur se sot i pret të gjithë fansat në koncert në Mitrovicë e Ferizaj.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, sonte ju pres në Ferizaj dhe Mitrovicë”, – ka thënë Noizy. /Blitz.al/

Shperndaje