Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy kthehet aty ku e nisi

Noizy kthehet aty ku e nisi
November 18
13:48 2016

Reperi Noizy nuk e ka mohuar kurrë prejardhjen e tij, madje është shprehur gjithmonë krenar që është nga Dibra. Shpesh ndodh që pas një jete të ngjeshur me aktivitete, personazhet e njohur nuk gjejnë dot kohën për të vizituar vendlindjen, për të takuar miqtë e vjetër apo të afërmit të cilët jetojnë në një qytet tjetër, por mesa duket ky nuk është rasti i Noizy-t. Ai është kthyer në Dibër, aty ku nisi edhe ëndrra që sot i është bërë realitet, duke shijuar kështu edhe borën që ka rënë i ulur pranë zjarrit.

Pamja i përshtatet shumë këngës së tij “Malet e Dibrës”. Zemra që shoqëron foton e publikuar tregon qartë dashurinë që ka për vendlindjen, edhe pse aktualisht reperi është “Midis Tirone”.

noizy

 

Komento
Shperndaje