Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy ka një tjetër familje…

June 01
20:05 2016

Reperi i njohur Noizy ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me fëmijët jetimë dhe për çdo festë ose edhe në ditë të zakonshme, këngëtari u jep dhurata dhe ndihmë financiare. Nuk është hera e parë që e bën këtë pasi reperi ka vizituar disa shtëpi fëmijësh në qytete të ndryshme të Shqipërisë por këtë herë është ndalur në Tiranë.

Sot me rastin e festës së  1 Qershor-it ai ka vizituar fëmijët në shtëpinë  “Zyber Hallulli”. Pas takimit me ta, Noizy ka postuar një video në Instagram, ku ka shkruar: “Zyber Hallulli, familja ime”. Noizy dhe fëmijët janë duke kënduar një nga hitet e fundit të tij. Ai duket shumë i afërt dhe i dashur me këtë famijë.  Për Noizyn ata nuk janë fansa por pjesë e familjes.

 

Zyber Halluli my family ❤️

A video posted by NOIZY (@zinizin) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje