Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy (Gjergj Elez Alia), koncert me plumb në trup

Noizy (Gjergj Elez Alia), koncert me plumb në trup
September 13
22:30 2016

Pas sherrit me armë zjarri në Prishtinë, pak më parë Noizy deklaroi se është shumë mirë dhe i pret fansat në Ferizaj e Mitrovicë. Indeksonline ka siguruar foto të cilat dëshmojnë se Noizy ka marrë një plumb në pjesën e pasme të trupit, në fundshpinë. Fatmirësisht ai është trajtuar nga mjekët në QKUK, por sipas kësaj grafie dhe dëshmisë së mjekut roje, ai vazhdon të jetë i plagosur edhe pse jashtë rrezikut për jetën.

Arma që është përdorur në këtë konflikt ishte e tipit 6.35. E me gjithë ngjarjet që ndodhën sot dhe plumbin në trup, reperi ka vendosur të vazhdojë koncertet në Ferizaj e Mitrovicë duke na kujtuar Gjergj Elez Alinë, që me gjithë plagët u ngrit të luftonte me Bajlozin e Zi.

asvasvas2323

Komento
Shperndaje