Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy ende në stacionin e policisë, anulon koncertin

Noizy ende në stacionin e policisë, anulon koncertin
September 13
23:23 2016

Edhe pse fatmirësisht Noizy është jashtë rrezikut për jetën dhe është larguar nga spitali, mediat kosovare shkruajnë se ai ndodhet në stacionin e policisë për të dhënë versionin e tij rreth ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme.

Sipas Indeksonline, reperi do të qëndrojë në rajon deri sa të japë deklaratën dhe të lirohet me urdhër të prokurorit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila është shprehur:
“Personi në fjalë është duke u mbajtur në stacionin policor, pasi ende nuk është intervistuar, ai nuk mund të lirohet pa urdhër të prokurorit. Në këtë rast cilësohet se është në paraburgim”.

Sakaq, vetë reperi në faqen e tij zyrtare në Instagram u ka kërkuar ndjesë fansave që nuk mund të performojë sot në Mitrovicë.

“I kërkoj ndjesë Mitrovicës, për shkak të procedurës nuk munda të vij. Një datë e re për Mitrovicën ndërsa Ferizaj le të bëhet gati për OTR”,-shkruan Noizy në Instagram. Ndërkohë, mediat pohojnë se në komisariat është paraqitur për të dhënë deklaratën e tij edhe reperi Skivi, i cili ka qenë dhe iniciatori i këtij sherri mes dy grupeve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje