Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy dhe Stresi bëhen bashkë për një kauzë

Noizy dhe Stresi bëhen bashkë për një kauzë
October 07
09:33 2016

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi Noizy ka postuar një video të këngës “Legalize It” në bashkëpunim me Nicola Fasano, Miami Rockets dhe Mohombin. Nëpërmjet këtij postimi, Noizy do të tregojë se kërkon legalizimin e Cannabis-it.zin

Gjithashtu me këtë kauzë është bashkuar edhe një tjetër reper. Është përfolur se Stresi ka qenë një përdorues i lëndëve narkotike dhe ka qenë pro legalizimit të  Cannabis-it.

Disa orë më parë, ai ka postuar një foto në Instagram në të cilën shkruan: “Masi n’hood (lagje) na e kan ndalu me vendim policie, arsyeja ankesa e banorëve. Ne kemi vendos ta pijmë në qarkullim, kështu që legalized (legalizojeni)”.

stt

Me pak fjalë, reperi tregon se do të vazhdojë të pijë lëndë narkotike e nuk heq dorë as me urdhër policie, kështu që  sipas tij përdorimi i Cannabis-it duhet të legalizohet.  Pasi ka dhënë këtë mesazh, Stresi e ka fshirë përsëri foton nga Instagrami.

st

Legalizimi i Cannabis-it është e vetmja gjë që bashkon Noizy-n dhe Stresin, pasi dihet që reperët nuk kanë aspak marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin./Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje