Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noizy bën një deklaratë dashurie. Ja si i përgjigjet Enca

Noizy bën një deklaratë dashurie. Ja si i përgjigjet Enca
September 30
16:32 2016

Tashmë është bërë e ditur që Noizy po bëhet gati të publikojë këngën e tij të re, një këngë ndryshe nga ato që kemi dëgjuar këtë verë. Mesa dimë, projekti i ardhshëm do të jetë një baladë prekëse me nota romantike.

Në kuadër të kësaj, reperi ka shpërndarë mesnatën e kaluar një foto, ku shfaqet në errësirë dhe shkruan: “A të kujtohen ndopak momentet kur ishim bashkë?” Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur…

Nën këtë foto, nuk ka munguar komenti i koleges dhe mikes së ngushtë të Noizy-t, Encës, e cila shkruan: “Pfff, ti e di që unë s’jam mirë me memorien…”.

Nëse nuk do të dinim që Enca dhe Noizy janë në procesin e krijimit të këngëve romantike, do të kishim dyshime mbi dy kolegët. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje