Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Noçja e “Big Brother”-it rrëfen: “Ja pse u ndava nga i dashuri, edhe pse bëri tatuazh fytyrën time”

Noçja e “Big Brother”-it rrëfen: “Ja pse u ndava nga i dashuri, edhe pse bëri tatuazh fytyrën time”
April 16
00:21 2017

Një nga personazhet më të njohura nga “Big Brother Albania”, Najada Konomi ose Noçja, ishte e ftuar në puntatën e kësaj jave në “Thumb”, në “ABC News”, ku ka treguar jo vetëm detaje nga karriera, por edhe nga jeta personale.

Ajo i ka dhënë përgjigje edhe një pyetjeje që është ngritur kohët e fundit në mediat online: A është apo jo në një lidhje me djalin e quajtur Olti?

“Jo, nuk jam në një lidhje me të”, – tregon Noçja. “Sepse çdo fillim ka një fund”.

Ndërkohë, e pyetur nëse ishte ajo që i kishte dhënë fund marrëdhënies, Najada shprehet: “Po, unë isha sërish ajo që i dha fund marrëdhënies. Sepse i marr si ajo kashta që i vë flakën, i lë të marrin dhe pastaj i lë”.

Përpos kësaj, ajo na tregon edhe detaj tjetër: Olti ka bërë tatuazh fytyrën e Noçes në këmbë. Por duket se as kjo nuk  ka mjaftuar që t’i mbajë të dy në një lidhje! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje