Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me VIP-at që kanë marrë vogëlushët në klipet e tyre

Njihuni me VIP-at që kanë marrë vogëlushët në klipet e tyre
November 15
13:32 2016

Përveçse kthehen shpesh në muza frymëzimi që këngëtarët tanë të krijojnë muzikë të mirë apo, pse jo, t’i kushtojnë këngë dashurisë së madhe që ndiejnë për ta, ndodh që personazhet publike (kryesisht këngëtarët) t’i bëjnë fëmijët edhe pjesë të klipeve të tyre. Këtë gjë e ka bërë Beyonce, Chris Brown etj., por edhe këngëtarë shqiptarë.

Mira Konçi

Ju ka marrë malli për Mira Konçin? Neve po. Ajo ka qenë një nga këngëtaret simpatike të skenës shqiptare, me një karrierë neutrale dhe që nuk gabonte asnjëherë me këngët që publikonte. Në njërën prej tyre, pikërisht në këngën “Ninulla e nënës”, të cilën e ka shoqëruar me klip, Mira Konçi ka përfshirë edhe vajzën e saj të madhe, Erën. Kënga është realizuar rreth vitit 1998 dhe Era e vogël sot duhet të jetë rritur shumë, por gjithsesi këtë këngë e ka një kujtim shumë të bukur.

Vedat Ademi

Jonarti i vogël do të ketë kujtim një nga këngët më të bukura të babait të tij, “Vetëm ti”. Me muzikë të Kledi Bahitit dhe tekst të Olti Currit, ajo është një këngë dedikuar plotësisht atij dhe lumturisë që i vogli ka sjellë në familjen e Dorelës dhe Vedatit. Kënga është publikuar në vitin 2013 dhe është një nga baladat rrok më të bukura të këngëtarit.

Çiljeta

“Gangsta love”, bashkëpunimi mes reperit Noizy dhe këngëtares, Çiljeta Xhilaga, është “ngjizur” që kur Fernando ishte në barkun e saj. Pas një periudhe shumë të gjatë kohe, me insistimin e vazhdueshëm të fansave të Çilit dhe Noizy-t, këngëtarët u bënë mbarë dhe finalizuan me klip projektin e tyre “Gangsta love”. Sigurisht që në këtë këngë nuk mund të mungonte vogëlushi Fernando (tashmë i rritur), ku së bashku me Coco Antonel (vajzën e showgirl-it Inis Gjoni) janë fëmijët protagonistë në projektin e parë mes Çilit dhe Noizy-t.

Noizy

Nëse do të flasim për një nga këngët më të bukura të Noizy-t, ajo është balada e ndjerë “Noku vogël”, kushtuar vajzës së tij, Leandrës. Noizy e publikoi këngën fillimisht me tekst në Youtube, por pas dy vitesh ai i realizoi këngës edhe një klip shumë të bukur. Videoja është xhiruar në shtëpinë e tij në Durrës, me disa kamera të fshehta (pasi Leandra i ka fobi kamerat), që kanë xhiruar gjatë gjithë kohës veprimet e vogëlushes me babanë e saj.

Ingrit Gjoni

“Inshalah” është një këngë shumë e dashur për Ingrit Gjonin, sepse pjesë e saj është edhe djali i saj, Paridi. Kënga flet për një çift, ku burri ikën ushtar dhe kthehet pas shumë vitesh dhe e gjen djalin të rritur. Ky bukurosh është Paridi, i cili është një nga bebet më simpatike dhe fashioniste të showbiz-it shqiptar.

Alban Skënderaj

Bashkëshortes së tij, Miriam Cani, i ka kushtuar shumë këngë. E fundit ka qenë balada “Engjëll”, e realizuar me një klip shumë të thjeshtë, por tejet interesant. Këngëtarja një vit më parë solli në jetë vajzën e tyre, Ameli, një mrekulli që, sipas kantautorit, e ka ndryshuar tërësisht jetën e tyre. Ai nuk i ka kushtuar ende një këngë të mirëfilltë vogëlushes, por së bashku me Miriamin e ka përfshirë të voglën në një “frame” të shkurtër të këngës ” Unë dhe ti”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje