Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me të dashurën e Princit Harry…

Njihuni me të dashurën e Princit Harry…
October 31
10:16 2016

“The Sunday Express” raporton se Princi Harry është në një lidhje me Meghan Markle, një aktore e njohur për rolin e saj në serialin  “Suits”.

Sipas një burimi, princi është më i lumtur se kurrë krah të dashurës së tij, edhe pse po ashtu pohohet se çifti ka vendosur t’i marrë gjërat sa më ngadalë.

“Ata janë duke e shijuar shoqërinë me njëri-tjetrin, megjithatë duhet thënë se ka një kimi të jashtëzakonshme mes tyre. Harry është përpjekur shumë që ta mbajë sa më të fshehtë lidhjen pasi nuk dëshironte që Meghan të frikësohej. Ai e dinte se marrëdhënia e tyre do të ndryshonte nëse gjërat do të bëheshin publike, edhe pse ishte i vetëdijshëm se nuk mund ta mbante të fshehtë për një kohë të gjatë”,- është shprehur burimi.

Thuhet se çifti është takuar për herë të parë në Toronto në fillim të muajit maj gjatë promovimit të lojërave “Invictus” 2017. /Blitz.al/

harry

Komento
Shperndaje