Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me të dashurën e Amos Zaharias

July 20
15:28 2016

Amos Zaharia është një nga aktorët e Teatrit Kombëtar  dhe numëron disa interpretime të sukseshme në filma dhe teatër.

Ai është djali i aktores Yllka Mujo. Siç dihet tashmë, të dy fëmijët e saj, Elia dhe Amos, kanë ndjekur gjurmët e nënës së tyre. Amosi ka zgjedhur që të flasë shumë pak për sa i përket jetës së tij private duke u fokusuar më shumë në profesion. Megjithatë, në një intervistë për StoryAlbania, aktori ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë me Gigliola Haverikun, ish-konkurrente e  “The Voice of Albania”.  Amosi ka rrëfyer se me të dashurën janë njohur në një lokal dhe që në bisedat e para e ka kuptuar se kjo do të zgjaste gjatë. Gjatë kohës që  Gigliola ka qenë konkurrente në  “Voice” ata kishin disa kohë që frekuentoheshin dhe Amosi tregon se “Baby” siç ai e thërret e ka bërë të ndihet i lumtur teksa e shihte të performonte në skenë si një artiste e vërtetë. “Është një kënaqësi për veshin”,- është shprehur ai.

Ata kanë rreth një vit që janë lidhur, edhe pse e kanë mbajtur larg syrit të publikut këtë lajm.

Shperndaje