Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me sozinë e Leonardo Di Caprio-s

Njihuni me sozinë e Leonardo Di Caprio-s
July 10
10:17 2016

Ndoshta nuk e dinit, por ekzistojnë dy Leonardo DiCaprio.

Jeta është më e mirë sidomos kur i ngjan shumë një fituesi të çmimit “Oscar”. Roman Burtsev është nga Rusia dhe  ka një ngjashmëri të madhe me aktorin e “Titanic”-ut. Nëse Leo do të kishte më shumë kilogramë dhe do të ishte rus padyshim nuk do mundeshit t’i dallonit. Kjo sigurisht që e ka ndihmuar Burtsev sidomos në vendin e tij. Ai tashmë është imazh në reklamën e një vodke duke shënuar kështu një hap të madh drejt karrierës.

Romanit i pëlqen që ngjason me  një nga meshkujt  më të pashëm të Hollivudit. Shpesh ai është përpjekur të hyjë në rolet e tij duke kënduar karaoke kolonën zanore të “Titanic”-ut, duke realizuar pjesën në anije me krahët hapur krah një “Kate Winslet” e duke luftuar me një ari, i cili në fund  i jep dhe kupën e “Oscar”-it.

У меня свой “Выживший”😀

A video posted by Роман Бурцев (@roman_sdicaprio) on

Shperndaje