Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me sozinë e Albana Osmanit, është një djalë!

Njihuni me sozinë e Albana Osmanit, është një djalë!
April 07
09:49 2016

Ajo është një nga personazhet më në zë aktualisht në median shqiptare dhe njihet për sportivitetin që e karakterizon, e ndonjëherë edhe për sensin e ironisë. Albana Osmani duket se ka një karrierë të sukseshme dhe një trup me forma të përkryera e për tu patur zili. Padyshim që është merita e saj për mbiemrat e sipërpërmendur por dhe e nënës natyrë dhe genit, pasi  Albana nuk është e vetmja bukuroshe brenda familjes.

E njihni sozinë e Albana Osmanit? Sigurisht që nuk do ju shkonte kurrë ndërmend që do të ishte një djalosh…

Ndoshta prisnit të flisnim për një femër seksi me tipare fizike të ngjashme me Albanën por këtë herë bëhet fjalë për një mashkull. Ai po shfaqet anembanë në median britanike duke promovuar lodrat për fëmijë Smith’s Toy, dhe ka qenë vetë moderatorja që e ka shfaqur ngjashmërinë. : “Ai është copy-paste si unë. Të dua ëngjëlli im Henry. Më pëlqen modeli yt i ri i flokëve” ka shkruar ajo në Instagram.

Jemi duke folur për nipin e saj Henry, i cili duket se është në hapat e para të famës. Henry do të jetë për rreth një vit imazh i lodrave për fëmijë, spotet publicitare të të cilave do të shfaqen në gjithë Britaninë e madhe dhe Irlandë. Albana ndihet shumë krenare për të, aq sa nuk ka ngurruar ta shfaqë dhe në postimet e saj në Instagram duke e quajtur si kopje të saj e duke shpërndarë videot përshëndetëse që ai i dërgon nga përtej oqeanit. Të dy të famshëm tashmë, edhe pse në vende të ndryshme, mund të themi se familja Osmani është një burim talentesh.

Shperndaje