Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me shqiptaren që tërhoqi vëmendjen e Shakirës

October 20
18:09 2016

erzaaa

 

 

Ditët e sotme, Instagram-i është kthyer në një nga rrjetet më të mëdha sociale në botë, duke mundësuar lidhjen e personave nga të katër anët e globit, qofshin këta të famshëm apo jo.

Një nga talentet që ka zbuluar ky rrjet social është Erza Mehmetaj, vogëlushja nga Kosova, e cila është bërë e famshme me videot e saj, ku shfaqet duke kërcyer me melodinë e këngëve të ndryshme shqiptare dhe të huaja.

Përpos këngëtareve shqiptare si Enca, Mehmetaj ka tërhequr edhe vëmendjen e yllit kolumbian, Shakira. Kjo është treguar në Instagram-in e 10-vjeçares me anë të një fotoje ku tregohet se Shakira ka pëlqyer videon më të fundit të Erzës duke kërcyer “Waka Waka”.

Bravo Erza! /Blitz.al/

 

 

 

CNT BELIEVEEEEEE 😍 @shakira , this is too muuuuuuch for us 😭❤️🙌 #BLESSED #thankyouuuuuuu 💥💃

A photo posted by Erza Mehmetaj ️️ (@erzameh) on

Komento
Shperndaje