Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me pasionin e deputetit kaubojs…

Njihuni me pasionin e deputetit kaubojs…
November 01
15:55 2016

Deputeti Eduart Ndocaj është mjaft i njohur për personalitetin e veçantë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka treguar se ka një pasion të madh për pikturën. “Kaubojsi” i parlamentit ka pikturuar portretin e Gjergj Fishtës dhe bashkangjitur ka shkruar:

“Provova të bëj portretin e Hoxhës dhe nuk më doli si duhet. Provova të bëj portretin e Berishës e nuk më doli. Po ashtu provova të pikturoj Ramën, e lashë se ai është piktor si unë e me siguri duhet të ketë autoportret. Nisa të bëj portretin e Fishtës, pasioni dhe dëshira ishin të mëdha dhe realizimi besoj është i kënaqshëm siç e shikoni”.

Kjo frazë e deputetit Ndocaj mund të duket edhe si një ironi drejtuar zyrtarëve të shtetit ose ai thjesht e ka postuar për të treguar pasionin e tij./Blitz.al/

eduart

 

Komento
Shperndaje